LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësit Xholev dhe Nedellkova do ta paditin Këshillin gjyqësor të Maqedonisë

Gjykatësit Xholev dhe Nedellkova do ta paditin Këshillin gjyqësor të Maqedonisë

Gjykatësit Ivan Xholev dhe Lidija Nedellkova kanë paralajmëruar se do të ngritin padi deri te Gjykata Administrative për vendimin e Këshillit gjyqësor, që i ka refuzuar parashtresat e tyre në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetar të Gjykatës së lartë dhe Gjykatës themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që të dy konsiderojnë se vërejtete tyre kanë qenë të mbështetura me fakte, por që nuk janë parasyshë në vlerësim. Ata kanë marrë përgjigje nga Këshilli gjyqësor se parashtresat e tyre janë refuzuar./Telegrafi/