LAJMI I FUNDIT:

Obama e arsyeton vendimin e tij për të liruar Chelsea Manning

Obama e arsyeton vendimin e tij për të liruar Chelsea Manning

Presidenti i SHBA-ve në largim, Barack Obama kritikave të republikanëve për lirimin e Chelsea Manning, u është përgjigjur me arsyetimin se ajo “është duke përjetuar dënim të rëndë”.

Obama dha këtë deklaratë në konferencën e fundit në Shtëpinë e Bardhë si President i SHBA-ve, i cili një ditë më parë ka falur ose ua ka zbutur dënimin më shumë se 200 të burgosurve amerikanë, në mesin e të cilëve është edhe ish ushtari i dënuar për spiunim,  i cili ka ndërruar gjininë, Chelsea Manning.


“Le të jemi të qartë, Chelsea Manning është duke vuajtur një dënim të rëndë. Drejtësia është shërbyer”, tha Obama Presidenti Obama.

Kurse mes shumë kritikëve është edhe senatori John McCain, i cili e ka quajtur vendimin e Presidentit atë një gabim të rëndë.

“Ky është një koment i trishtuar, por ndoshta i përshtatshëm për politikat e dështuara kombëtare të sigurisë së Presidentit Obama”, dhe ka vlerësuar se Obama ka liruar një individ i cili ka rrezikuar jetën e trupave amerikane, diplomatë dhe burime të inteligjencës, me rrjedhe e qindra e mijëra e dokumenteve të ndjeshme të qeverisë për Wikileaks, një organizatë virtuale antiamerikan që ishte një mjet i ndërhyrjes së fundit të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

29 vjeçarja, e lindur Bradley Manning, u dënua me 35 vjet burg në vitin 2013 dhe do të lirohet më 17 maj, ndërsa sipas dënimit ajo do të dilte nga burgu në vitin 2045.

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori