LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Lajm i mirë për Etrit Berishën, Fiorentina transferon rivalin e tij (Foto)

Zyrtare: Lajm i mirë për Etrit Berishën, Fiorentina transferon rivalin e tij (Foto)

Fiorentina kanë konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit të Atalantas, Marco Sportiello, në formë huazimi me opsionin blerje në fund të sezonit.

24-vjeçari italian shihet si një nga portierët më premtues të rinj në Itali, dhe ishte i lidhur shumë me Napolin gjatë verës.

Megjithatë, sot është njoftuar se ai do të bashkohet me klubin Viola, në atë që fillimisht do të jetë një marrëveshje huazimi, por që mund të bëhet e përhershme.


“ACF Fiorentina njofton nënshkrimin, në baza të përkohshme me të drejtën e blerjes me lojtarin Marco Sportiello nga Atalanta”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të klubit, përcjell Telegrafi.

“Sportiello ka lindur në Desio më 10 maj 1992 dhe e ka veshur fanellën e Atalantas për katër sezonet e fundit, duke bërë 84 paraqitje në Serie A”, përmbyllet deklarata e Fiorentinës.

Nuk është ende e qartë nëse e drejta e blerjes së Fiorentinës do të bëhet e detyrueshme në kushte të caktuara apo është vetëm me drejtë blere, por gjithsesi që ky lajm është i mirë për gardianin e kombëtares, Etrit Berisha, i cili tani pa diskutim do të jetë portieri numër një i Atalantas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Përfaqësueset
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

La Liga
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Premier League
Kalo në kategori