LAJMI I FUNDIT:

Reali 240 ditë pa humbje, synon rekordin e Juventusit

Reali 240 ditë pa humbje, synon rekordin e Juventusit

Real Madrid ka arritur edhe një rekord sa i përket numrin të ndeshjeve pa humbje.

Madrilenët mbrëmë regjistruan takimin e 40 rresht pa pësuar humbje nën drejtimin e Zinedine Zidane.


‘Mbretërit’ barazojnë me Sevillan, por sigurojnë kalimin tutje në kupë (Video)
Lexo po ashtu ‘Mbretërit’ barazojnë me Sevillan, por sigurojnë kalimin tutje në kupë (Video)

E gjithë kjo pas një barazimi në minutën e fundit kundër Sevillas (3:3), ku njëkohësisht Los Blancos siguruan një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, transmeton Telegrafi.

Në fakt, Reali nuk ka pësuar humbje që 240 ditë, përkatësisht për së fundi herë është mposhtur më 6 prill të vitit 2016 kundër Wolfsburgut (2-0) në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Zidanet në këtë mënyrë ka lënë pas ekipin e Barcelonës (39 ndeshje pa humbje) ndërsa synon të thyej rekordin e Juventusit të Antonio Contes, i cili 43 ndeshje nuk ka pësuar humbje gjatë viteve 2011-2012.

Të gjitha lajmet rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Real Madridit

Vlen të theksohet se ballafaqimin e ardhshëm madrilenët e kanë sërish kundër Sevillas, por kësaj radhe në kuadër të La Ligas. /Telegrafi/