LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretërit’ barazojnë me Sevillan, por sigurojnë kalimin tutje në kupë (Video)

‘Mbretërit’ barazojnë me Sevillan, por sigurojnë kalimin tutje në kupë (Video)

Sevilla dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey, por ‘Mbretërit’ kalojnë tutje pas fitoren 3-0 në ndeshjen e parë.

Në pjesën e parë të ndeshjes, të dy skuadrat ishin të barabarta duke rrezikuar disa herë portat e njëra-tjetrës.


Megjithatë, ishin vendasit atë që gjetën golin e vetëm në këtë pjesë, pasi pas një harkimi në zonë në minutën e 10-të të ndeshjes, mbrojtësi brazilian, Danilo, devijoi gabimisht topin duke shënuar autogol dhe kështu përfundoi kjo pjesë.

Duel gjatë pjesës së parë

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Zinedine Zidanes arritën të kthehen shpejt në lojë, duke shënuar golin e barazimit pas vetëm tre minutave lojë në këtë pjesë, ku anësori spanjoll, Asensio, shënoi një supergol nga një depërtim thuajse nga zona e portierit të tij.

Momenti i përfundimit të aksionit individual nga Asensio

Por, Reali nuk mundi të mbaj gjatë barazimin, pasi Stefan Jovetic shënoi një supergol në minutën e 53-të, gol ky në debutimin e tij me Sevillën, që erdhi pas vetëm tetë minutave të tij në fushën e blertë.

Festa e Joveticit pas golit të parë me Sevillan

Në vazhdimin e ndeshjes, Sevilla arriti të gjej edhe një gol me anë të mesfushorit Iborra, i cili shënoi në minutën e 78-të nga afërsia për 3-1.

Iborra duke shënuar nga afërsia

Pas katër minutave lojë, Real Madrid arriti të ngushtoj epërsinë me anë të kapitenit Sergio Ramos, i cili shënoi nga penalltia me stilin ‘panenka’ për 3-2.

Ramos duke festuar pas ‘panenkas’

Deri në fund të takimit, dy skuadrat arritën të krijojnë edhe disa raste të tjera, por ishte Reali që gjeti golin e barazimit 3-3 me anë të Karim Benzemas, duke përfunduar ndeshjen si duhet dhe duke u kualifikuar tutje në Copa del Rey. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori