Barcelona e sigurt për nënshkrimin e Rodrit pavarësisht refuzimit të ofertës fillestare nga Manr City

Barcelona mbetet e bindur se mund të përfundojë një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Klubi katalunas e ka parë propozimin e tyre fillestar të refuzuar, por nuk ka panik në Camp Nou, me Barcelonën që përgatitet të kthehet me një ofertë të përmirësuar.
Romano raporton se Rodri i ka thënë Cityt, me respektin më të madh, se dëshiron të kalojë te Barcelona. Dëshira e lojtarit të kombëtares spanjolle për t'u bashkuar me gjigantët katalunas ka forcuar besimin e tyre se një marrëveshje mund të arrihet.
🚨🔵🔴 Barcelona are very confident to get Rodri deal done. No panic after first bid rejected.
New official bid will follow and Rodri told Man City with maximum respect that he wants the move.
Barça will submit higher proposal. All parties convinced deal can happen soon. pic.twitter.com/QKWKF6u8kL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2026
Barcelona pritet të paraqesë një ofertë më të lartë së shpejti, me të gjitha palët që thuhet se janë të bindura se transferimi mund të përfundojë.
Raportet e mëparshme nga Spanja pohonin se propozimi fillestar i Barcelonës vlente rreth 45 milionë euro plus bonuset.
Megjithatë, City nuk është i kënaqur me këtë shifër dhe pritet të kërkojë një tarifë dukshëm më të lartë.
Manchester City thuhet se po pret rreth 70 milionë euro përpara se të shqyrtojë një marrëveshje për mesfushorin. /Telegrafi/












































