Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin publik se ka marrë vendim për zbritjen e çmimeve të terminimit të thirrjeve me shumicë ndërmjet operatorëve të telefonisë mobile sipas modelit të përshkallëzuar të bazuar në formulën e efikasitetit krahasues të vendeve të Bashkimit Evropian.
Bazuar në modelin e miratuar, çmimet e terminimit të thirrjeve mobile (MTR), pra çmimet, të cilat operatorët i paguajnë njëri–tjetrit do të ulen ndjeshëm, përkatësisht tarifa e deritashme prej 2.3 euro cent nga data 1 janar zvogëlohet në 1.74 euro cent/min ose mbi 24 për qind.
“Modeli parasheh 4 faza të zvogëlimit të çmimeve në baza 6 mujore, ku nga korriku i vitit 2017 do të kemi një zbritje prej 13 për qind për secilën fazë, përkatësisht 1.515 euro cent/min, pastaj më 1 janar 2018 1.318 euro cent/min dhe më datë 1 korrik 2018 1.146 euro cent/min”, thuhet në një komunikatë të ARKEP.
Qëllimi kryesor i analizës së tregut dhe vendosjes së detyrimeve rregullatore për operatorët e telefonisë mobile është sigurimi i konkurrencës efektive në treg.
“Po ashtu zvogëlimi i çmimeve në mes operatorëve është një parakusht i rëndësishëm që do të nxitë operatorët në zbritjen e mëtutjeshme të çmimeve për thirrjet me pakicë, përkatësisht krijimin e pakove më të lira për konsumatorët dhe kualitet më i mirë i shërbimit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
ARKEP gjithashtu njofton qytetarët se me ndarjen e kodit shtetëror të telefonisë +383 për Republikën e Kosovës nga ITU, janë krijuar kushtet për marrjen e masave të mëtutjeshme rregullative me qëllim të, zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit, mbrojtjes së konkurrencës në nivel të shërbimeve dhe zvogëlimit të çmimeve të përdorimit të telefonisë për qytetarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit