Ndërrimin e viteve qytetarët e Tetovës e kanë kaluar në ambiente të ndryshme. Edhe ky vit nuk ka kaluar pa lëndime po jo të rënda. Në repartin e Kirurgjisë në Tetovë ndihmë kanë kërkuar 6 persona, njëri prej të cilëvë ka qenë fëmijë, ndërsa lëndimet kryesisht kanë qenë nga mjetet piroteknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, theksuan se nga 180 raste që kanë kërkuar ndihmë kanë qenë për shkak të gripit sezonal dhe vetëm dy prej tyre me intoksikim të lehtë të alkoolit.
“Gjatë natës së mbrëmshme janë regjistruar afër 180 raste me pacient dhe shumica prej tyre kanë qenë me virozë sezonale. Dihet që dy javët e fundit viroza ka marrë formë epidemie, kurse lëndime nga mjetet piroteknike nuk kemi pasur. Kemi pasur vetëm dy raste me intoksikim të lehtë të alkoolit, të cilët pas mjekimit nga ne janë lëshuar për mjekim shtëpiak, kurse lëndime me fishekzjarre ne nuk kemi regjistruar”, tha Gëzim Kasa, mjek nga Ndihma e Shpejtë.
Nga njësia territoriale e kundër zjarrit në Tetovë, theksuan se natën e ndërrimit të viteve kanë qenë në punë dhe kanë intervenuar në 11 raste.
Ndërsa në gjendje gatishmëriw mbrëmë kanë qenë edhe zjarrfikësit dhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, të cilët kujdeseshin që nata e ndërrimeve të moteve të kaloj e qetë dhe pa ndonjë incident./Tekegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare