LAJMI I FUNDIT:

Historia e hidhur e Steauas, klubit që e fitoi Ligën e Kampionëve e nuk luan më në Superligë – tashmë ia marrin edhe emrin

Historia e hidhur e Steauas, klubit që e fitoi Ligën e Kampionëve e nuk luan më në Superligë – tashmë ia marrin edhe emrin

“Steaua pa emër”, ishte ky titulli i një emisioni muzike popullor rumun në kohën e diktaturës së Causheskut.

Por sot pikërisht ky titull është kthyer në një të vërtetë të hidhur, pasi sot Steaua nuk është më, ose të paktën nuk ekziston më klubi i presidentit Gigi Becali, që quhej kështu dhe luante në Divizionin e Parë rumun.


Pas një procesi gjyqësor Ministria e Mbrojtjes ka fituar betejën kundër klubit.

Gjykata vendosi që Becali nuk mund të përdorë më emrin e Steauas, kështu edhe pse ekziston mundësia për të apeluar këtë vendim, për momentin Steaua nuk është më.

Një fund i hidhur i aventurës së presidentit Gigi Becali në drejtimin e klubit.

Sipas të gjitha gjasave, klubi do të mbajë emrin “FCSB”, por ndërkohë Steauas i duhet ta rinisë aventurën e saj duke rilindur nga kategoria e katërt,transmeton ss.

Javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes që fitoi të drejtën e emrit, bëri të ditur zyrtarisht se sezonin e ardhshëm do të krijojë skuadrën e vërtetë të Steauas.

45 % e tifozëve kanë bërë të ditur se do të ndjekin këtë klub, i cili do të udhëhiqet nga Marius Lacatus, por nuk përfundon këtu, pasi Ministria rumune e Mbrojtjes i ka kërkuar Becalit, një dëmshpërblim prej 37 milionë eurosh, pasi ka përdorur emrin e Steauas në 13 vitet e fundit, pa patur të drejtën ta bëjë diçka të tillë.

Kur e fituan Ligën e Kampionëve

Steaua e Bukureshtit është klubi më i suksesshëm në Rumani, ku ka fituar 26 herë titullin kampion, 22 herë Kupën e Rumanisë.

Në arenën ndërkombëtare padyshim që të gjithë mbajnë mend suksesin e jashtëzakonshëm me fitimin e Ligës së Kampionëve, atëherë të quajtur Kupa e Evropës në sezonin 1985-1986 kur i rrëmbeu trofeun duke mposhtur me penallti ne finale Barcelonën.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori