LAJMI I FUNDIT:

Thyejnë makinën për të shpëtuar “gruan e ngrirë”, befasohen nga ajo që gjejnë brenda (Video)

Thyejnë makinën për të shpëtuar “gruan e ngrirë”, befasohen nga ajo që gjejnë brenda (Video)

Temperaturat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar në -13 gradë celsius, duke u shoqëruar edhe me reshje bore.

Në rajonin e policisë së Hudson, New York, është regjistruar një telefonatë e cila kërkonte ndihmë për shpëtimin e një gruaje të moshuar, e cila kishte ngrirë brenda një makine.

Policia është nisur në vendngjarje dhe pasi kanë parë imazhin e një gruaje të moshuar brenda në makinë e cila qëndronte pa lëvizur, kanë thyer xhamat dhe kanë hapur dyert, përcjell tesheshi.com. Por ata kanë mbetur të befasuar kur kanë parë thjesht një manekin.


Pasi kanë kontaktuar me pronarin e makinës, ai u ka sqaruar se e kishte përdorur thjeshtë si një ndihmë për trajnim mjekësor. Ai ka mbetur i inatosur që policia i kishte thyer xhamat e makinës. /Telegrafi/