LAJMI I FUNDIT:

Me emërimin e Jevtiqit ministre, Mustafa përçau spektrin politik serb në Kosovë

Me emërimin e Jevtiqit ministre, Mustafa përçau spektrin politik serb në Kosovë

Partia Përparimtare Serbe (SNS) nuk e njeh emërimin e Mirjana Jevtiqit në krye të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shkarkimit të Lubomir Mariqit, dhe për këtë i ka dhënë fund bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste (PS).

SNS konsideron se ministrja e re është e komprometuar dhe është person besnik i Prishtinës dhe se emërimi i saj është rezultat i një marrëveshje të pabesë të deputetëve të Lëvizjes Socialiste dhe kryeministrit Isa Mustafa.


“Ljubomir Mariq bëri punën e tij me ndershmëri, në mënyrë të drejtë dhe në konsultim të ngushtë me qeverinë e tij dhe popullin”, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.

“Deputetë nga radhët e Lëvizjes Socialiste, kanë punuar prapa shpinës së SNS-së, duke shitur interesat e popullit serb si dhe kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme të interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në deklaratën SNS.

Kjo parti konsideron se tradhtia nga Lëvizja Socialiste është bërë në momentin kur serbët kanë qenë të vendosur për të kundërshtuar “marrjen e Trepçës” dhe tentimin për ta zhbllokuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Më tej thuhet se këshillat komunalë të SNS në ndërpresin çdo bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste në Kosovë. /Telegrafi/