Lëvizja Vetëvendosje qendra në Ferizaj i ka reaguar kryetarit të Ferizaj Muharrem Sfarqes se shpërndarja e mjedrave me siç thonë ata kancer për 50 fermerë ka rrezikuar seriozisht fondin e mjedrës në Komunën e tyre.
“Orientimi i fermerëve në kultivimin e mjedrës në Komunën e Ferizajt është orientim profitabil që është dashur të përcillet me ndihmës e përgjegjësi institucionale. Por sikurse edhe në sferat tjera Kryetari Muharrem Sfarqa ka dështuar të jetë në krah të qytetarëve të Ferizajt.
Pa përgjegjësia e Komunës së Ferizajt në shpërndarjen e mjedrave me kancer për 50 fermer ka rrezikuar seriozisht fondin e mjedrës në Komunën tonë. Mjedrat e shpërndara për 50 fermer rezultuan me kancer dhe si të tilla shkaktojnë demet ë konsiderueshme në fondin e sipërfaqeve, në kohen që ju merr fermerëve, në besimin në këtë veprimtari por edhe në dëmtimin e buxhetit publikë për këto lloj subvencionesh.Mjedrat që sillen kryesisht nga Serbia edhe në të kaluarën kanë rezultuar me sëmundje dhe kujdesi për to por edhe nga vendet tjera do të duhej të ishte i lartë. Lëvizja VETEVENDOSJE! me kohë ka alarmuar se duhet bojkotuar produktet e Serbisë“, thuhet në reagimin e tyre, përcjell lajmi.net.
Mbjellja e mjedrave, sipas tyre, kërkon një investim të madh dhe në rast që këto fidanë qëllojnë me sëmundje atëherë edhe dëmet janë të pa llogaritshme.
“Përveç dëmeve financiare që shkaktohen, ekzistojnë edhe mundësit e mëdha që sipërfaqja tokësore të infektohet dhe demet te jene edhe me të rënda për gjithë fondin e mjedrës së kultivuar. Nëse sistemi rrënjorë i mjedrës është infektuar me tumor atëherë përveç që bima shkatërrohet ajo len pasoja edhe tek sipërfaqja e tokës. Toka do ta humbas vlerën prodhuese për disa vite, varësisht nga lloji i bakteries infektuese.Ne përmes këtij reagimi kërkojmë llogari nga kryetari Sfarqa për demet që po ju shkakton fermerëve të Ferizajt dhe bujqësisë në përgjithësi“, thuhet në reagim.
Gjithashtu ata kërkojnë përgjegjësi ligjore e politike për këtë dëme që ju është shkaktuar 50 fermerëve nga Qeverisja e dështuar e Muharrem Sfarqe
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak