Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde do të përgjigjet përpara drejtësisë në Francë duke filluar nga dita e sotme me akuzën për neglizhencë të dyshuar që mendohet të ketë çuar në një shpërdorim gjigant të parave publike në kohën kur ishte ministre e Ekonomisë në Francë.
Në fund të procesit që pritet të fillojë në orën 13:00 GMT dhe të vazhdojë deri më 20 dhjetor, ajo rrezikon të marrë një dënim që shkon deri në një vit burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh.
“U përpoqa të bëj punën time sa më mirë që ishte e mundur dhe deri në kufijtë e asaj që unë dija”, u shpreh Lagarde, 60 vjeçe, në një reportazh të transmetuar të dielën në mbrëmje në televizionin France 2.
“Neglizhenca është një krim jo i qëllimshëm. Mendoj se të gjithë jemi pak neglizhentë diku në jetë”, shtoi ajo.
Kreu i institucionit financiar ndërkombëtar pritet të paraqitet përpara Gjykatës së Drejtësisë së Republikës (CJR), e krijuar posaçërisht për të gjykuar ministrat dhe ish-ministrat për shkelje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.
Që prej krijimit në vitin 1993, CJR ka dënuar tre anëtarë të qeverisë.
Në fillim të dhjetorit, drejtësia franceze dënoi ish-ministrin e Buxhetit të presidentit socialist François Hollande, Jérôme Cahuzac, për mashtrim fiskal dhe pastrim parash.
Christine Lagarde gjithmonë është shprehur se “ka vepruar me ndershmëri” dhe avokatët e saj kanë bërë të ditur tashmë se do të kërkojnë një shtyrje, ndërkohë që një proces hetimor është në vijim lidhur me një element tjetër të kësaj afere kolosale.
Ish-ministrja franceze e Ekonomisë dhe Financave (2007-2011) gjatë mandatit të presidentit të djathtë Nicolas Sarkozy akuzohet për “neglizhencë” në administrimin e një çështjeje ku përfshihej biznesmeni dhe ish-ministri i majtë Bernard Tapie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Prodhuesit vendor ankohen për mos përkrahje nga shteti
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare