Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën përmban disa risi, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotografisë në listën zgjedhore. Mbetet përdorimi i spërkatësit pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me UV llambë. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë.
Vendvotimet duhet të hapen saktë në orën 07:00, ndërsa votimi zgjatë pa ndërprerë deri në orën 19:00.
Kush mund të votojë?
Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.
Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohet gishti i madh i djathtë me UV llambë që të shihet nëse ka gjurmë nga UV spërkatësi pa ngjyrë, pastaj bëhet kontroll i dokumenteve për identifikim personal dhe ai nënshkruhet në certifikatën nga Lista zgjedhore. Pastaj anëtari i bordit zgjedhor i jep fletëvotim në të cilin në pjesën e përparme duhet të vuloset. Para se të drejtohet votuesi te paravani për votim spërkatet me spërkatës pa ngjyrë.
Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.
Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat nga Lista zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi nga votuesit. Fotografitë personale do të jenë në formë si të letërnjoftimit ose pasaportës. Në certifikatë nga Lista zgjedhore do të shtypet fotografia nga ai dokument i cili është me datë më të re të dhënies. Sipas udhëzimeve të KSHZ-së gjatë konfirmimit të identiteti personal, votuesi është i obliguar para bordit zgjedhor të prezantohet në mënyrën në të cilën është prezantuar në fotografinë në dokument për identifikim personal. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar mund nga afër ta ndjekin konfirmimin e identitetit të votuesit.
Përderisa konfirmojnë se votuesi nuk është në certifikatat nga Lista zgjedhore, anëtarët e bordit zgjedhor (BZ) janë të obliguar në sektorin kompetent rajonal të KSHZ-së dhe ta vizitojnë faqen e internetit https://izbirackispsiok.gov.mk/ që të kontrollohet nëse ai është regjistruar në Listën zgjedhore dhe përderisa është, në cilin vend mund të votojë.
Nëse votuesi i cili gjendet në Listën zgjedhore është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën nga Lista zgjedhore.
Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore dhe i cili nuk do të lejojë t’i vendoset spërkatës pa ngjyrë.
Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Përderisa votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë zgjedhore. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.
Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabetizëm sipas Kodit zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit.
Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetrit është i ndaluar
Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e bordeve zgjedhore janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore paraqesin bazë për prishjes së sekretit të votimit dhe mund të sjellin deri në anulimin e zgjedhjeve.
Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të përpunojë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.
Votimi përfundon në orën 19:00
Vendvotimi mbyllet në orën 19:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.
Ndërprerje të votimit mund të ketë përderisa në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe përderisa policia është thirr dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.
Përderisa votimi ndërpritet më herët se një orë kjo nuk vazhdon pas orës 19:00, por nëse është ndërprerë më gjatë se tre orë nuk vazhdon të njëjtën ditë.
Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet nuk guxojnë të shfrytëzojnë telefon celular, aparat ose mjete tjera për të fotografuar fletëvotimin. Bordi zgjedhor mund ta largojë nga vendvotimi çdo person i cili nuk i përmbahet kësaj ndalese.
KSHZ-ja kërkon shkyçje të video-mbikëqyrjes në institucionet ku do të zhvillohet votimi
KSHZ-ja gjithashtu përmes Komisioneve zgjedhore komunale (KZHK) kërkoi që në institucionet, si shkolla fillore dhe të mesme, kopshte dhe të ngjashme, ku janë të vendosura vendvotimet, nga ora 6:00 deri në mesnatë më 11 dhjetor të shkyçet video mbikëqyrja. me këtë rast gjithashtu është kërkuar që kamerat të cilat e shërbejnë video-mbikëqyrjen të drejtohen nga muri në të cilin janë të montuara që të mundësohet fshehtësi e votuesve dhe procesit zgjedhor në tërësi. KSHZ-ja nga KZHK-ja kërkoi ata të njoftohen me shkrim nga institucionet përkatëse se garantohet shkyçje e video mbikëqyrjes. Në rast të kundërshtimeve të dorëzuara nga votuesit në këtë bazë, KSHZ-ja do të marrë masa përkatëse ligjore kundër personit adekuat nga institucioni përkatës, KZHK-ja dhe Bordi zgjedhor.
Në vendvotim askush nuk guxon të vijë i armatosur përveç pjesëtarë e policisë. Policët mund të hyjnë në vendvotim vetëm në rast se kur thirren nga Bordi zgjedhor dhe kur do të vërehen prishje serioze e rendit dhe paqes.
Numërimi i votave
Procesverbale dhe materialet tjera zgjedhore, bordet zgjedhore e dorëzojnë deri te KZHK-ja në afat prej pesë ore pas përfundimit të votimit. KZHK-ja kompetente i grumbullon rezultate nga votimi, përbën procesverbal dhe ia dorëzon KSHZ-së.
KSHZ-ja rezultatet e para nga votimi të marra përmes rrugës elektronike i publikon rradhazi, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KZHK-ja në afat prej 12 ore pas përfundimit të zgjedhjeve.
KSHZ-ja, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet i publikon në afat prej 24 ore nga dita e përfundimit të tyre.
Ankesa
Çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën për votim, grumbullimi dhe konfirmimi i rezultateve nga votimi mund të parashtrojë paraburgim deri te KSHZ-ja në afat prej 48 ore pas përfundimit të votimit gjegjësisht publikimi i rezultatet e para. KSHZ-ja është i obliguar të vendos përmes kundërshtimit në afat prej 48 ore pas pranimit.
Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi deri te Gjykata administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrata e Republikës së Maqedonisë, megjithatë, pas ankesës është i obliguar të sjell vendim në afat prej 48 ore pas pranimit të saj.
Çdo votues të cilit i është shkelur e drejta në procedurën e zbatimit të votimit mund të parashtrojë ankesë deri te KSHZ-ja në afat prej 24 ore. KSHZ-ja është e obliguar në afat prej katër ore pas pranimit të sjell vendim.
Kundër vendimit-të KSHZ-së, votuesi mund në afat prej 24 ore pas pranimit të parashtrojë ankesë deri te Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë, e cila megjithatë pas ankesës është i obliguar të sjell vendim në afat prej 48 ore pas pranimit të saj.
KSHZ-ja mund përmes detyrës zyrtare ose pas ankesës së parashtruar, me vendim e anulon votimin në vendvotimin në rastet e caktuara të konfirmuara me Kodin zgjedhor, shkruan Tv21.
Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë deri te Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 ore nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë është e obliguar pas ankesës të veprojë në afat prej 72 ore pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm në vendvotim ku është anuluar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë