LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Nuk do të doja në këtë fazë të takohem me Juventusin

Zidane: Nuk do të doja në këtë fazë të takohem me Juventusin

Real Madrid ka barazuar 2-2 me Borussia Dortmundit në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane ka folur edhe për kundërshtarët e mundshëm të skuadrës madrilene në 1/16 e ligës elitare për klubet evropiane.

Francezi mirëpret çdo kundërshtar por se nuk do të preferonte që në këtë fazë të takohet me Juventusin, transmeton Telegrafi.


“Ne do të shohim, por nëse ju me pyesni mua, nuk do të doja në këtë fazë to takohemi me Juventusin, por do të shohim të hënën. Nuk mund të bëjmë asgjë dhe do të shohim se me çfarë ekipi do të përballemi në short”, tha Zidane.

Kujtojmë se shorti do të hedhet ditën e hënë në ora 12:00 sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/