LAJMI I FUNDIT:

Allegri nuk i frikësohet askujt në short

Allegri nuk i frikësohet askujt në short

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka thënë se nuk e ka problem shortin dhe se herët apo vonë duhet të përballet me ekipet më të forta të Ligës së Kampionëve. 

Bianconerët shënuan një fitore të lehtë kundër Dinamo Zagrebit (2-0) dhe morën vendin e parë në grup.


Juventusi mund të përballet me Bayern Munich, Real Madrid, Paris Saint-Germain ose Manchester City në fazën e ardhshme.

“E gjitha varet nga topi që do të nxirret nga shorti. Në çdo rast, herët a vonë ne do të duhet të përballemi me të gjithë këta kundërshtarë”.

A pret Allegri një mesfushor të ri gjatë afatit kalimtar të janarit?

“Ne nuk mungojnë asgjë në lidhje me këtë dhe duhet të bëjmë më shumë me këta lojtar që i kemi. Duhet të përmirësohemi në aspektin e lojës dhe organizimit”, ka thënë Allegri pas ndeshjes. /Telegrafi/