LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Ndaj BVB-së do luajmë vetëm për fitore

Zidane: Ndaj BVB-së do luajmë vetëm për fitore

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes ndaj Borussia Dortmund në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Tekniku francez ka thënë se ndaj klubit gjerman do të luajnë vetëm për fitore pasi dëshirojnë pozitën e parë në grup.


Enzo Zidane shënon në debutim me skuadrën e parë të Realit, krenar babai 'Zizou' (Video)
Lexo po ashtu Enzo Zidane shënon në debutim me skuadrën e parë të Realit, krenar babai 'Zizou' (Video)

“Nesër do të luajmë ndeshjen finale që të dalim të parët në grup. Ne do të provojmë të fitojmë këtë ndeshje. Nuk do të ketë kalkulime, duam të dalim të parët”.

“James është stërvitur normalisht pas El Clasicos, nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk ka luajtur shumë, por këtë sezon do më duhet çdonjëri lojtar. Cristiano është mirë, u stërvit sot. Coentrao është rikthyer po ashtu, lëndimi i tij ka përfunduar. Karim po bën mirë, po mund të bëjë ma mirë”.

“Jam me fat që jam pjesë e Realit, është e vërtetë. E dua futbollin, punoj shumë dhe kam shumë pasion për këtë sport”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/