LAJMI I FUNDIT:

Përballje e rallë në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së (Video)

Përballje e rallë në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së (Video)

Në Maqedoni mungojnë debatet politike para zgjedhjeve dhe kjo vlerësohet si mungesë e demokracisë. Mirëpo mbrëmë Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Nikolla Poposki nga OBRM-PDUKM ishin përballë njëri tjetrit në emisionin 200 në Tv Alsat-M, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski dhe Poposki janë përballur për tema të ndryshme si kriza në Maqedoni, ”bombat” e opozitës, për mungesën e demokracisë dhe për mungesën e transparencës nga institucionet e Maqedonisë.

Në emision gjithashtu ishin prezent edhe Idriz Orana nga PDSH dhe Artan Grubi nga BDI të cilët folën edhe për mungesën e politikave përparimtare për shqiptarët në Maqedoni./Telegrafi/


https://www.youtube.com/watch?v=Q2Nuwajd2cs