LAJMI I FUNDIT:

Hysaj ka gjasa vetëm 30% të transferohet te United

Hysaj ka gjasa vetëm 30% të transferohet te United

Futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në tregun botëror Elseid Hysaj mendohet të jetë një lëvizje drejt Old Traford të paktën sipas rrjetit të njohur sportiv ESPN.

Mes emrave të shumtë të transferimeve spikat padyshim emri i Elseid Hysajt, ndërkombëtarit shqiptar, i cili prej disa javësh qarkullon si një përforcim i mundshëm që në muajin janar për Manchester United.

Ekserti i ESPN, Amojal, parashikon se ky transferim ka 30% mundësi që të realizohet, jo që në afatin kalimtar të dimrit, por në verë.


“Ka një nevojë të dukshme për mbrojtës krahu cilësorë në ‘Old Traford’ dhe 22-vjeçari shqiptar do të ishte lojtari i duhur”, shpjegoi ai.

“Pasi është renditur mes mbrojtësve të krahut më të mirë në Serinë A me Napolin në sezonin e kaluar, Hysaj vazhdoi të shkëlqente me Shqipërinë në Europian.

Paraqitjet e tij i siguruan një kontratë të re me klubin me një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, transmeton oranews.

Një lëvizje në janar do të ishte e parakohshme, por në verën e ardhshme të dy klubet mund të gjejnë një akord, shpjegoi eksperti i ESPN për transfere.

Ndërkohë, Hysaj nuk duket i shqetësuar nga këto zëra, por mendon vetëm për Napolin i cili barazoi pa gola ndaj Dinamos së Kievit dhe komplikoi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.

Ndeshje e radhës e Napolit do të jetë në Portugali me Benfican, pas dy javësh, ku aty do të përcaktohet dhe fati i italianëve për sa i përket turit tjetër.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Kalo në kategori