LAJMI I FUNDIT:

Naser Osmani: PDK mund ta rrëzoj qeverinë sa herë të dojë (Video)

Naser Osmani: PDK mund ta rrëzoj qeverinë sa herë të dojë (Video)

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani gjatë intervistës në emisionin InfoBox, ka folur lidhur me mundësinë e prishjes së koalicionit pikërisht për shkak të buxhetit për vitin 2017, duke e përjashtuar këtë pasi që thotë se PDK-ja nuk bije në atë nivel që këtë ta bëjë për shkak të buxhetit. Madje ai thotë se PDK mund ta rrëzoj qeverinë sa herë të dojë, përmes votëbesimit.

“Nuk besoj që një parti kaq serioze kërkon një adut që të shkoj në zgjedhje. Ajo mund ta thërras kur të dojë një seancë të jashtëzakonshme, ta qes në votëbesim qeverinë dhe të shkoj në zgjedhje. Dhe kjo mundet me ndodh sa herë që do”, tha Osmani në RTV Dukagjini.


Duke folur për buxhetin 2 miliardësh, ai nuk hezitoi që këtë ta quaj buxhet elektoral, deri sa është i bindur se për votim në lexim të dytë, buxheti mund të jetë gati më së largu me 20 dhjetor.

Osmani po ashtu tha se mund të ketë edhe rritje të pagave për të gjithë punonjësit e sektorit publik, por kjo duhet të bëhet në proporcion me rritjen e brutoproduktit në vend, dhe si vendim duhet ta marr qeveria. Deri sa parashikimet e tij janë që të ketë rritje rreth 4%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori