LAJMI I FUNDIT:

13 ndeshje në NBA të mërkurën pas mesnatës

13 ndeshje në NBA të mërkurën pas mesnatës

Parajsë për basketbolldashësit do të jetë mesnata mes të mërkurës dhe të enjtës.

Plot 13 ndeshje do të zhvillohen në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

San Antonio Spurs do të udhëtojnë në Charlotte për t’u përballur me ekipin ku pronar është Michael Jordan.


Spurs llogariten favoritë për këtë duel, por Charlotte po tregon formë të mirë këtë sezon, andaj pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, marrë parasysh se Spurs janë të pamposhtur në udhëtim këtë sezon.

Cleveland Cavaliers, kampionët e NBA do të kenë një sfidë tjetër të vështirë në Quicken Loans Arena ndaj Portlandit, shkruan Telegrafi.

Damian “dame dolla” Lillard do të jetë ai që bashkë me Lowryn do të tentojnë të ndalin James bashkë me Irivingun dhe Loven në topf ormë, e ndeshja pritet të jetë e zjarrtë.

Ekipi më i fortë në NBA sivjet, Los Angeles Clippers u shkojnë Mavericks të prekur nga katër lëndime, në mesin e të cilëve Bogut, Noëitzki dhe J.J. Barea.

Super ndeshje pritet të zhvillohet në Oracle Arena ku Golden State e pret Los Angeles Lakers në duelin interesant.

Lakers ia shkaktuan humbjen e dytë Golden States këtë sezon, kur Curry mbeti pa asnjë treshe pas plot 150 ndeshjeve. Pikërisht Curry pritet të hakmerret sonte ndaj Lakers, ku do të kompensojë mungesën e pikëve në ndeshjet e kaluara për të shkëlqyer.

Supersfidë zhvillohet edhe mes Sacramentos dhe Oklahomas në Kaliforni, ku ekipi i Westbrook do të përballet ndaj bishës tjetër Demarcus Cousins. Oklahoma humbi në mënyrë shokuese në ndeshjet e fundit dhe do të tentojë të përgjigjet fort.

Të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte pas mesnate janë:

Në ora 01:00:

Charlotte – Spurs
Cleveland – Portland
Indiana – Atlanta
Olrando – Phoenix
Philadelphia – Memphis

Në ora 01:30:
Brooklyn Nets – Boston Celtics
Detroit – Miami

Në ora 02:00:
Houston – Toronto

Në ora 02:30:
Dallas – Los Angeles Clippers

Në ora 03:00:
Utah – Denver

Në ora 03:30:
Pelicans – Minnesota

Në ora 04:30:
Golden State – LA Lakers
Sacramento – Oklahoma City Thunder

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori