Gjyqtari që drejtoi ndeshjen kualifikuese, Shqipëri-Izrael 0-3, Deniz Aytekin e ka rihapur llogarinë e tij personale në Facebook.
Pasi e mbylli atë, direkt mbas ndeshjes në fjalë, sepse pati një sulm komentesh e fyerjesh të panumërta për dy kartonët e kuq dhe dy penalltitë e dhënë ndaj kuqezinjve, sigurisht nga shqiptarët, e ka hapur së fundi me një shënim faqen e tij në këtë rrjet social.
Përmes një statusi, ai ka dashur të sqarojë pozicionin e tij në raport me rregulloren e gjykimit të FIFA-s, duke nënvizuar se ka qenë krejtësisht korrekt në drejtimin e kualifikueses së luajtur në “Elbasan Arena”.
“Në të drejtën time!!! Pas ndeshjes së fundit, midis Shqipërisë dhe Izraeli, sulmet dhe ofendimet e tifozëve na bënë ta çaktivizojmë përkohësisht faqen në Facebook. Kjo ishte vetëm një masë mbrojtëse, që të ndaleshin komentet ofenduese, sepse mund t’i fshinim dhe t’u jepnim “bllok” përdoruesve. Pasi kam riparë videot e ndeshjes, të gjitha, pa përjashtim, jam i bindur se kam qenë totalisht serioz dhe korrekt në vendimet e marra. Veprimi i mbrojtësit apo goditja e portierit padyshim janë të ndëshkueshme me kartonë të kuq”.
http://www.youtube.com/watch?v=YnwwDoqLcJQ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251