LAJMI I FUNDIT:

Nga viti i ardhshëm libra sipas programit Cambridge në arsimin e mesëm

Nga viti i ardhshëm libra sipas programit Cambridge në arsimin e mesëm

Nga viti 2017/2018, libri i matematikës dhe shkencave natyrore (fizikë, kimi dhe biologji), të përshtatura me programin e Cambridge do të kenë edhe nxënësit në vitin e parë të arsimit të mesëm në Maqedoni.

Reforma, e cila filloi tre vite më parë në shkollat fillore, nga viti i ardhshëm akademik do të vazhdojë edhe në shkollat e mesme dhe shkollat profesionale. Fazat do të përfshijnë të gjitha vitet në shkollë të mesme, të cilat reforma do t’i kap të dy nivelet arsimore, fillore dhe të mesme.

Marrëveshja për të vazhduar reformat në arsimin e mesëm në Shkup, sot e nënshkroi Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për programe mësimore, Michael O’Sullivan dhe Drejtoresha e Zyrës për Zhvillimin e Arsimit, Vesna Horvatoviq, në prani të ministrisë dhe zëvendës ministrit të arsimit, Pishtar Lutfiu dhe Spiro Ristovski.


Ministri Lutfiu tha se po punohet për bashkëpunim me institucionin botëror të lartë me të cilën vitet e fundit me shumë përpjekje dhe përkushtim, siç tha ai, ka arritur të krijojë një sistem modern dhe konkurrues arsimor të arsimit fillor.

Zëvendësministri Ristovski tha se reforma, në të cilën ka pasur skepticizëm dhe kritika negative në fillim, me realizimin tregohet rëndësia për sistemin e arsimit në Maqedoni e cila, tha ai, nxënësit e të gjitha vendbanimeve marrin programe të reja studimore dhe libra. /Telegrafi/