LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në derbin e Londrës (Video)

Nuk ka fitues në derbin e Londrës (Video)

Arsenali dhe Tottenham Hotspurs kanë zhvilluar një tjetër derbi të Londrës.

Edhe pse dy skuadrat shënuan gola, ndeshja nuk prodhoi fitues pasi përfundoi në barazim 1-1

Ndeshja filloi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat.


Fillimisht ishin mysafirët që rrezikuan nëpërmjet sulmuesit të tyre Harrye Kane i cili goditi bukur me kokë por topi shkoi afër shtyllës pingule.

arsenal-festa
Festa e futbollistëve të Arsenalit pas golit të epërsisë

Pas këtij rasti të mysafirëve, ishin vendasit që kërkonin golin e epërsisë duke rrezikuar shpesh herë.

Rasti i artë ishte në minutën e 39-të për skuadrën vendase.

Theo Walcott u fut bukur në zonë dhe goditi fuqishëm shtyllën, ndërsa topin e kthyer nuk arriti ta dërgonte në portë Mesut Ozil edhe pse porta ishte e boshatisur.

Gjithsesi disa minuta më vonë, Ozil e përmirësoi gabimin e tij kur me një harkim të bukur detyroi mbrojtësin mysafir Kevin Wimmer ta dërgonte topin në portën e tij për 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e vendasve të cilët bënë lojë më të bukur në 45 minutat e para.

Me të filluar pjesa e dytë, Spurs treguan se nuk kanë çfarë të humbasin dhe filluan të sulmonin me të gjitha forcat.

koscienly
Momenti kur Laurent Koscienly shkaktoi penallti

Ishte minuta e 50-të kur gjelat fituan një penallti pas gabimit të Laurent Koscienlyt, ndërsa në gol topin e dërgoi sulmuesi anglez Harry Kane.

Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat tentuan të shënonin golin e fitores, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Harry Kane duke festuar golin e barazimit në derbin e Londrës
Harry Kane duke festuar golin e barazimit në derbin e Londrës

Pas këtij barazimi, Arsenal mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 24 pikë, sa ka edhe Manchester City në të dytën ndërsa Chelsea është lider në Angli me një pikë më shumë.

Ndërkohë Tottenham Hotspurs nuk lëvizë nga pozita e pestë në tabelë me 21 pikë të tubuara, por me gjasa të mira për titull pasi është vetëm katër pikë larg kreut. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WZYToL2LW2Q

https://www.youtube.com/watch?v=j1PdkhyGKsk

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori