Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe disa prokurorë nga prokuroritë e vendit tonë po qëndrojnë për vizitë pune në Gjermani, ku në takime të ndara me drejtues të institucioneve të drejtësisë së Gjermanisë, është biseduar lidhur me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës dhe organizimin e sistemit prokurorial në Gjermani.
Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Kosova ka vizituar edhe Prokurorinë e Përgjithshme në Dyseldorf, ku është pritur nga kryeprokurori i Landit Nordrhein-Westfalen, Emil Brachthäuser. Në këtë takim kryesisht është diskutuar për strukturën e prokurorisë së përgjithshme, vlerësimin e prokurorëve dhe masat disiplinore për prokurorë.
Kryeprokurori Lumezi dhe kryeprokurori Brachthäuser, biseduan edhe për zhvillimin e aftësive organizative, posaçërisht në fushën e bërjes së politikave strategjike prokuroriale, mekanizmave koordinues, zhvillimin e karrierës së prokurorëve, përgjegjësinë e prokurorëve dhe llogaridhënien e tyre.
Në kuadër të kësaj vizite delegacioni nga Republika e Kosovës ka vizituar Ministrinë e Drejtësisë në Dyseldorf, ku është biseduar për kriteret e emërimit për prokurorët në Gjermani, për masat disiplinore ndaj tyre, si dhe për mënyrën e vlerësimit të prokurorëve.
Poashtu ky delegacion, në krye me kryeprokurorin Lumezi, ka vizituar edhe Gjykatën e Lartë të Landit Këln, ku janë pritur nga zëvendës presidenti i Gjykatës së Lartë të Landit, Christian Schmitz-Justen. Në këtë takim është diskutuar për punën e senateve penale të Gjykatës së Lartë të Landit dhe bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme në Këln.
Në këto takime ndër të tjera është biseduar edhe për përvojat e sistemit prokurorial të Gjermanisë, me qëllim të ngritjes së standardeve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës në standardet e sistemeve prokuroriale më të zhvilluara të vendeve të Evropës.
Poashtu gjatë këtyre takimeve të dyja palët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Gjermanisë, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-102-380x233.jpg)
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit
![Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/kuvendi-i-kosoves--380x233.jpg)
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë
![I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/haxhi-4-380x233.jpg)
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri
![Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/popullsia-prishtina-380x233.jpg)
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-235523-380x233.png)
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024