Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovë, ka mbajtur tryezën “Luftë për luftën kundër korrupsionit“, në të cilën u publikua raporti i monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.
Pjesë e panelit të kësaj tryeze ishin Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi dhe anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Radica Miliq.
Në fjalën e saj hyrëse, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se ajo ka një obligim ligjor për të ju siguruar qytetarëve të Kosovës qasje dhe siguri të barabartë në drejtësi.
“Prioritet i imi në këtë mandat është lufta kundër korrupsionit. Përmirësimi i legjislacionit dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit është një ndër hapat e fuqizimit të sistemit të drejtësie. Ndërtimi i shtetit ligjor do të fuqizoj pozitën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave” u shpreh Hoxha.
Tutje, ajo foli për mekanizmat që kjo ministri është duke krijuar për të ngritur efikasitetin dhe llogaridhënien e saj. “Luftimi i korrupsionit nuk është betejë e lehtë e as e menjëhershme, lufta me të do të jetë e mundimshme dhe e vazhdueshme por ne do ta fitojmë për gjeneratat e ardhshme dhe fëmijët tanë.”
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, gjatë kësaj tryeze u shpreh se raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, e cilëson si një raport profesional i cili po dëshmon për humbjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Ne kemi interes që mos të lëmë Kosovën të shembet për dëshirën e disa njerëzve. Është në interes të Britanisë së Madhe që Kosova të jetë e fortë dhe një shtet me prosperitet dhe mënyra e vetme për të luftuar korrupsionin është të kemi një gjyqësor të fortë”.
Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ai përmendi edhe raste konkrete duke përfshirë këtu rastin ish Kryetarit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, për të cilin rast tha se si pasojë e zvarritjes së kësaj lënde, ai u la i lirë.
“Kemi rastin e fundit të z. Ukës, ku dëshmohet se shkeljet e afateve ligjore ia mundësuan atij të mos dënohet e as të hetohet për shkak të parashkrimit të veprave penale të korrupsionit. E një rast tjetër të z. Uka, gjykata ka vërtetuar se 6 milionë euro ka qenë dëmi i shkaktuar e në këtë rast. Z. Uka është dënuar me kusht dhe nuk është konfiskuar asnjë cent. Si ka mundësi që aktakuzat të ngrihen nga prokurorët dhe të rrinë në zyrat e tyre me muaj e me vite deri sa të dorëzohen në gjykatë. Si ka mundësi që aktakuzat e ngritura për korrupsionin nga prokuroria të flenë më muaj në gjykata dhe të mos caktohen seanca gjyqësore”, tha ambasadori O’Connell, duke përmendur si shembuj të suksesshëm prokurorin special Admir Shala dhe prokurorin e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Armend Hamiti.
Ambasadori Britanik foli edhe për të gjeturat e raportit të IKD-së, ku i konsideroj këto rezultate si shqetësuese.
“Keni bërë një data bazë perfekte të lëndëve të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, mirëpo tash është koha të kemi rezultate konkrete e të dëshmohet që guxohet të dënohen të gjithë të korruptuarit kush do që janë ata. Të gjeturat e raportit tregojnë se për veprën e korrupsionit të akuzuarit i takojnë kryesisht nivelit të ultë e rrallë raste janë ngritur aktakuza ndaj personave të profilit të lartë. Madje u pa që ata edhe kur dënohen në gjykata ose nuk dënohen ose dënohem me kusht”,tha ai.
Edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka vlerësuar raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi duke inkurajuar organet e drejtësisë që të përfitojnë nga rekomandimet e këtij raporti.
“Askujt nuk i pëlqen të kritikohet ose t’i thuhet që nuk po e bën një punë perfekte, por e vërteta është se çdo herë duhet të ketë vend për përmirësime. Kështu që përfitoni nga raporti i IKD-së për të përmirësuar punën tuaj”.
Ambasadorit amerikan i ra në sy mosprezenca e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për të cilën tha se kjo prokurori ka autorizimin që të ngritë aktakuzat për krimet më të rënda, dhe askush nga prezent ta nuk është prezent në tryezë që ta përfaqësoj. Tutje, Ambasadori Delawie, foli për luftën kundër korrupsionit, i cili tha se e gjithë shoqëria duhet të angazhohen në këtë luftë.
“Jemi të gjithë të vetëdijshëm se korrupsioni është një ndër problemet më të theksuara në Kosovë. Për të luftuar korrupsionin kërkohet një përkushtim i të gjithëve. Asnjë institucion dhe askush nuk mund ta bëj i vetëm. Fatkeqësisht korrupsioni nuk është diçka që mund të eliminohet në tërësi, por ne duhet të luftojmë që ta identifikojmë atë dhe ta ndëshkojmë”, u shpreh Delawie.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha se të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, do të analizohen nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe do të merren veprime që ato të zbatohen në praktikë.
Ndërkaq, anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, znj. Radica Milic, tha se fenomeni i korrupsionit nuk mund të shuhet, por të gjithë duhet të bëjnë përpjekje që të sillet në një nivel të pranueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë