LAJMI I FUNDIT:

KSHZ me aplikacion online do të regjistroj diasporën për të votuar

KSHZ me aplikacion online do të regjistroj diasporën për të votuar

Aplikacioni i faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, i cili shërben për paraqitjen e diasporës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016, u promovua sot në hapësirat e KSHZ-së.

Admir Shabani, këshilltar për edukim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, sot në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për aktivitet të cilin KSHZ-ja e bën për herë të parë sivjet dhe për këto zgjedhje me qëllim që qytetarëve të cilët janë për qëndrim apo punë të përkohshme jashtë vendit t’u mundësohet mënyrë më e lehtë e paraqitjes për votim për ta realizuar të drejtën e tyre të votës.

Aplikacioni, theksoi, është shumë i thjeshtë dhe ofron opsion të vetëm gjatë fillimit të plotësimit të fletëparaqitjes me atë që në pjesën e numrit të amzës shënohet vetëm numri i amzës i qytetarit dhe për shkak të mbrojtjes së vetë aplikacionit ka numra të cilat e ofrojnë këtë mbrojtje.


“Në të njëjtin moment kur klikohet që të vazhdohet me hapat e mëtejmë aplikacioni i gjeneron të dhënat e tjera të cilat janë të vendosura në Listën zgjedhore, do të thotë të dhënat e vetë qytetarit – emri dhe mbiemri, ndërsa në pjesën e të dhënave reale do të tregohet edhe emri i njërit prej prindërve”, tha Shabani.

Theksoi se nëse ka më shumë se një zyrë, ambasadë apo sipërfaqësi, në fushën për përzgjedhjen e Përfaqësive konsullare diplomatike (PKD) ku do të votojë qytetari, ai e përzgjedh vendin ku dëshiron ta realizojë të drejtën e votës.

Në momentin kur qytetari e dërgon fletëparaqitjen, sqaroi, ajo mbërrin në KSHZ dhe fillon faza e përpunimit të saj. Në pajtim me Kodin zgjedhor, siç tha, KSHZ obligohet në afat prej 24 orëve nga momenti i pranimit të fletëparaqitjes t’i përgjigjet qytetarit, i cili e ka shtruar lidhur me statusin e fletëparaqitjes.

“Në pjesën të fletparaqitjes për votim, qytetari e shkruan shtetin, në të cilin gjendet. Në grafën e ardhshme shkruhet Ambasada ose përfaqësia konsullare e Republikës së Maqedonisë, ku qytetari dëshiron ta realizojë të drejtën e tij për votim. Qytetari është i obliguar ta shkruajë e-mail adresën e tij me qëllim që KSHZ-ja të vendos komunikim me të, respektivisht të dërgojë informatë e cila ka të bëjë me paraqitjen e tij. Shkruhet edhe numri i dokumentit valid për udhëtim të qytetarit. Këtu qytetari i RM-së duhet të parashtrojë dokument me çka do ta konfirmojë qëndimin në vendet e huaja”, tha Shabani.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai tha se fletparaqitja e qytetarëve zgjat deri në momentin e kontrollit publik. Do të thotë, tha ai, në momentin kur përfundon kontrolli publik, mbyllet edhe aplikacioni dhe përfundon paraqitja e qytetarëve.

Shabani shtoi se i presin analizat, të cilat duhet t’i bëjnë lidhur me gjendjen më të re të listës zgjedhore, obligim i cili del nga vet momenti i shpalljes së zgjedhjeve, obligim të cilin KSHZ-ja e ka bërë me atë që ka dërguar kërkesë deri te MPB-ja që ta parashtrojë gjendjen e re.

Nga KSHZ informuan se në vijim është paraqitja për votim të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e RM-së, në përfaqësitë diplomatiko-konsullare të RM-së në vendet e huaja.

Deri sot në ora 14:00 mundësinë për paraqitje përmes aplikacionit elektronik të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së, e kanë shfrytëzuar gjithsej 11 qytetarë, prej të cilëve 10 janë pranuar, ndërsa një fletparaqitje është në fazë të përpunimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori