LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski sërish i bën thirrje AUV-it të përgjigjet në lidhje me mos respektimin e ISHP-së

Nikollovski sërish i bën thirrje AUV-it të përgjigjet në lidhje me mos respektimin e ISHP-së

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot sërish i bëri thirrje drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të përgjigjet përse shitet pije alkoolike me përmbajtje të lartë të kofeinës dhe përse nuk është respektuar mendimi nga Instituti për Shëndet Publik.

Nikollovski: Është duke u shitur alkool me përmbajtje të lartë të kofeinës
Lexo po ashtu Nikollovski: Është duke u shitur alkool me përmbajtje të lartë të kofeinës

Sipas Nikollovskit, përgjigja e djeshme nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari tregon për joprofesionizmin dhe jokompetencën e këtij institucioni.


“Drejtori i AUV-së dukshëm nuk e din se në shtator të vitit 2015 vetë ka sjellë rregullore të re me të cilën është vënë jashtë fuqisë rregullorja në të cilën mbështetet AUV në reagimin e tyre nebuloz. Nëse ishin kompetentë, ata do të dinin se mendimi profesional laboratorik dhe analiza nga Instituti për shëndet publik i RM-së ka të bëjë mu me kombinimin e alkoolit me sasi të lartë të kofeinës dhe ndikimi ndaj organizmit të njeriut, e jo me shënjimin”, deklaroi Nikollovski.

AUV reagon ndaj deklaratës së Nikollovskit: Zëvendësministri mbjell frikë te konsumatorët!
Lexo po ashtu AUV reagon ndaj deklaratës së Nikollovskit: Zëvendësministri mbjell frikë te konsumatorët!

Ai tha se nuk është e saktë se mendimi profesional nuk është me kërkesë të AUV-së sepse, siç theksoi, ekzemplari është marrë nga një inspektor i tyre nga vendkalimi kufitar Bllacë dhe i është dorëzuar Institutit për shëndet publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori