LAJMI I FUNDIT:

Davids i dëshpëruar me gjendjen e Serie A

Davids i dëshpëruar me gjendjen e Serie A

Ish-mesfushori holandez, Edgar Davids, i cili në të kaluarën mbrojti ngjyrat e disa klubeve të mëdha italiane, ka folur për gjendjen aktuale të Serie A.

43-vjeçari ka thënë se i dhembë kur e shikon gjendjen jo të mirë që po kalon aktualisht Serie A.


“Kur isha duke luajtur unë, Italia ishte në kulmin e suksesit, ishte më e mira dhe të gjithë do të shikonin Serie A”.

“Liga Premier e ka kaluar tashmë Italinë, edhe Bundesliga. Kjo më dhembë, por kështu është jeta”, ka thënë Davids.

‘The Pitbull’ në të kaluarën ishte pjesë e Milanit, Interi dhe Juventusit në Serie A. /Telegrafi/