LAJMI I FUNDIT:

Lumezi e Gashi, flasin për lirimin e pronave të uzurpuara

Lumezi e Gashi, flasin për lirimin e pronave të uzurpuara

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, së bashku me Drejtorin Menaxhues, Ekrem Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tij, ku kanë biseduar për çështjet e privatizimit dhe uzurpimeve të pronësisë ose pasurisë shoqërore.

Në fokus të takimit mes Kryeprokurorit Lumezi dhe Drejtorit Gashi, ka qenë lirimi i pronave dhe objekteve të uzurpuara dhe angazhimi për lirimin e tyre nga uzurpatorët.


Po ashtu, kryeprokurori Lumezi, edhe një herë i ka njoftuar mysafirët se është i përkushtuar që të gjitha rastet që kanë të bëjnë me privatizimin dhe uzurpimin e pronësisë shoqërore do të trajtohen me prioritet.

Ky takim ka shërbyer edhe për identifikimin e rasteve për të cilat Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura ligjore, që janë në kompetencë të Prokurorisë. /Telegrafi/