LAJMI I FUNDIT:

Messi befason Barcen, ka kërkuar klauzolë e cila e lejon të largohet vetëm për këtë klub

Messi befason Barcen, ka kërkuar klauzolë e cila e lejon të largohet vetëm për këtë klub

Barcelona dhe Lionel Messi së shpejti do të fillojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Argjentinasi do të nënshkruan marrëveshje të re dhe kjo do të jetë hera e tetë që ai vazhdon me katalunasit.


Dybala: Messi më këshilloi pas zëvendësimit
Lexo po ashtu Dybala: Messi më këshilloi pas zëvendësimit

Por, do të jetë hera e para që Messi do të ketë një klauzolë. Sipas AS, 29-vjeçari nuk ka plane për t’u larguar, por ai dëshiron që Barca t’i premtojë atij që do ta lejojë të largohet te klubi argjentinas Newells Old Boys, në fund të karrierës së tij.

Zyrtarizimi i rinovimit me pesë herë topin e artë pritet të ndodh së shpejti dhe me këtë rast do të konfirmohet edhe detajet.

Vlen të theksohet se Newells Old Boys ishin klubi i fëmijërisë së Messit./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OFqOxnno_B8