LAJMI I FUNDIT:

Pensionet e veteranëve të siguruara deri në janar të 2017-ës

Pensionet e veteranëve të siguruara deri në janar të 2017-ës

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në takimin e sotëm me përfaqësuesit e OVL së UÇK-së ka bërë të ditur që së paku deri në janarin e vitit të ardhshëm nuk pritet të ketë probleme me ndarjen e pagave.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Smajl Elezaj në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se në bisedën me kryeministrin është kërkuar që mos të ketë probleme çdo muaj për ndarjen e pagave.

“Me kryeministrin kemi biseduar që të mos kemi probleme çdo muaj për pagat e veteranëve dhe që këto paga nuk duhen të vihen asnjëherë në pikëpyetje”, ka thënë Elezaj.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se kryeministri ka theksuar se për këtë muaj janë bërë mbledhjet e mjeteve të nevojshme dhe që së paku deri në janar të vitit të ardhshëm nuk do të ketë probleme me ndarjen e pagave.

“Është biseduar gjithashtu që të ndalen propagandat e informimit se është rritur numri janë shtuar personat apo diçka të ngjashme në lidhje me veteranët”, ka shtuar Elezaj.

Elezaj ka theksuar po ashtu se është biseduar që së paku për këtë vit të mos ketë probleme pasi sipas tij “Është e pamundur që ne të bëjmë diçka në lidhje me numrin e rritur nga vendi ku ne jemi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Lajme
Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Lajme
Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Politikë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Lajme

"Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën"- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori