LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur mbrëmë nga bashkatdhetarët tanë, në Hamburg të Gjermanisë.

Në një bashkëbisedim, ai i njoftoi bashkatdhetarët për zhvillimet në Kosovë dhe për qeverisjen.

Siç thuhet në njoftimin për media, Kurti veçoi procesin e regjistrimit të popullsisë, që për herë të parë është bërë në formë online përmes e-diaspora, vendimet e qeverisë në javën e kaluar, për të ndarë tre milionë euro për mbulimin e policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës dhe tre milionë tjera për garantimin e kredive të bizneseve që hapen nga bashkatdhetarët tanë me qëllimin që bashkatdhetarët që kanë biznese në diasporë të kthehen dhe të investojnë në vend dhe miratimin e Ligjit për Zgjedhjet, i cili mërgatës iu mundëson votimin fizikisht në ambasada dhe konsullata ose votimin në postë të brendshme.


“Kryeministri gjithashtu përmendi programin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Diplomaci Qytetare, përmes së cilit shumë profesionistë të rinj po vijnë në Kosovë dhe po kontribuojnë në institucionet shtetërore me ekspertizën dhe kualifikimet e tyre. Për rolin dhe kontributin qenësor të mërgatës si dje ashtu edhe sot, kryeministri u shpreh pafundësisht falënderues e mirënjohës”, thuhet në njoftim.

Në Hamburg të Gjermanisë, kryeministri Kurti po shoqërohet nga ministri për Kthim edhe Komunitete, Nenad Rashiq dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Atje po qëndron me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Vizitën në portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port, kryeministri do ta bëjë së bashku me përfaqësuesin Special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Sociale
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Lajme
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Lajme
Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë

Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë

Lajme
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

Lajme
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

Lajme
Kalo në kategori