LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Unitedit e këshillon Mourinhon: Starto me këtë lojtar

Legjenda e Unitedit e këshillon Mourinhon: Starto me këtë lojtar

Legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson, beson se Michael Carrick duhet të luajë nga minuta e parë me Djajtë e Kuq.

Në një intervistë për talkSPORT, Robsoni e këshilloi Jose Mourinhon duke thënë se mesfushori anglez mund të jetë çelësi i suksesit.


Mourinho ishte zhgënjyer kur Liverpooli nuk e angazhoi si trajner
Lexo po ashtu Mourinho ishte zhgënjyer kur Liverpooli nuk e angazhoi si trajner

“E kemi parë ndaj Northampton, Michael e kontrolloi ndeshjen. Ai është një pasues inteligjent dhe din ku të vendoset në fushë”.

“Për mua, Michael do të ishte gjithmonë në ekipin tim”, ka thënë Robson.

Carrick ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Manchester Unitedin dhe verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë në rast se nuk rinovon edhe për një sezon. /Telegrafi/