Me moton “Me gjuhën e shenjave, unë jam i barabartë”, është shënuar dita ndërkombëtare e personave të shurdhër në Kosovë.
Përfaqësuesi i Zyrës së kryeministrit të Kosovës, Habit Hajredini, tha se me punën e institucioneve të Kosovës është arritur që kësaj kategorie të qytetarëve të vendit t’iu plotësohen disa kushte dhe të hyjnë në funksion të drejtat e tyre.
“Është shumë e rëndësishme që të diskutojmë lidhur me progresin, sfidat dhe hapat që do të ndërmarrim në këtë drejtim. Në momentin kur tani po diskutojmë dhe po e hapim këtë konferencë, ne jemi të vetëdijshëm për obligimet dhe punët që na presin, por gjithsesi sot në këtë konferencë është për të përgëzuar punën e institucioneve, vet qytetarëve të shurdhërve dhe vet organizatave, në mënyrë të veçantë Shoqatën kosovare të të shurdhërve që ka pas një bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës për të jetësuar dhe për të hedhur në funksion zbatimin e politikave që përkojnë me të drejtat e këtyre qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Kurse, kryetari i Shoqatës së të shurdhërve të Kosovës, Faton Parduzi, tha se motoja e kësaj dite ndërkombëtare është ajo e cila e bashkon komunitetin e të shurdhërve në mbarë botën.
“Shkurtimisht desha të iu informoj se sivjet moto e javës ndërkombëtare për persona të shurdhër është nivel ndërkombëtarë ‘Me gjuhë të shenjave unë jam i barabartë’, kjo do të thotë se gjuha e shenjave është pjesë shumë e rëndësishme e komunitetit të të shurdhërve”, deklaroi ai.
Ndërkohë, kryetari i Forumit të Aftësisë së kufizuar në Kosovë, Bujar Kadriu, u shpreh se çdo e arritur për personat e shurdhër duhet përshëndetur.
“Pa dyshim që çdo e arritur e cila reflekton tek personat me aftësi të kufizuar duhet përshëndetur dhe iniciativat që i ka marrë organizatat e shoqërisë civile në koordinim me zyrën e kryeministrit po më vie mirë që kanë reflektuar pozitivisht tek ju dhe po më vie mirë që ai komunikimi si një sfidë i cili ka qenë të kaluarën i takon tashmë historisë, i takon tash të kaluarës. E drejtë shumë elementare dhe thelbësore është komunikimi dhe qasja në informacione. Çdo qytetar i cili ka pengesa apo sfidë të kuptoj apo të marrë informacione pa dyshim që është i izoluar, pa dyshim që është një sfidë dhe pa dyshim krijon varfëri dhe është e pamundur të ketë një integrim të mirëfilltë apo integrim i cili e bënë çdo person i rëndomtë apo çdo institucion i cili ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të qytetarëve të vet”, ka deklaruar ai.
Konferenca e organizuar nga zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës është një nga aktivitetet e organizuara në kuadër të javës ndërkombëtare të të shurdhërve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare