LAJMI I FUNDIT:

Deri nesër mund t’i paraqitni dëmet si pasojë e tërmeteve!

Deri nesër mund t’i paraqitni dëmet si pasojë e tërmeteve!

Duke përfshirë edhe ditën e nesërme, qytetarët do të mund të paraqiten për nevojën e vlerësimit të sigurisë së objekteve, si pasojë e tërmeteve, në numrin telefonik pa pagesë për thirrje urgjente 195, u vendos pardje në seancë nga Shtabi kryesor për menaxhim me kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi sot Qendra për menaxhim me kriza, pas skadimit të afatit, qytetarët mund të paraqiten në komisionet komunale për vlerësimin e dëmeve.

Pas tërmeteve gjatë dy javëve të kaluara që u ndien në rajonin e Shkupit me epiqendër, ekipet e Institutit për Inxhinieri të tërmetit bëjnë vlerësimin e sigurisë së objekteve. /Telegrafi/