LAJMI I FUNDIT:

De Boer ndihet optimist para derbin me Juventusin

De Boer ndihet optimist para derbin me Juventusin

Frank De Boer beson në një rezultat pozitiv ndaj Juventusit, të cilin e respekton, por thotë së me ndihmën e tifozëve mund të bëjnë mirë, pasi nuk ia kanë frikën.  

Trajneri holandez do ta zhvilloj për herë të parë derbin e Italisë ndaj Juventusit, ku ndihet optimist se ndeshja do të shkoj mirë dhe në fund mund të marrin rezultat pozitiv, pavarësisht formës jo të mirë që po kalon skuadra.

“Do të luajmë kundër një kundërshtari të madh për të cilin kemi respekt, por jo edhe frikë. Me ndihmën e tifozëve mund të bëjmë mirë”, ka deklaruar De Boer në konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.

De Boer kritikon futbollistët pas humbjes turpëruese
Lexo po ashtu De Boer kritikon futbollistët pas humbjes turpëruese

“Juve është solide dhe e vështirë për t’u mposhtur, por e kemi parë vitin e kaluar që mund të mposhtet. Po flas për ndeshjen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë mund të mposhtën”, përfundoi trajneri holandez.

Ndryshe, derbi i Italisë në mes të Interit dhe Juventusit zhvillohet nesër(diel), me fillim nga ora 18:00, në stadiumin e qytetit të Milanit, ‘Giuzzeppe Meazza’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Bundesliga
Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Premier League
Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori