LAJMI I FUNDIT:

Veliaj: Nuk jam turbo-patriot

Veliaj: Nuk jam turbo-patriot

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se kur pyetet për “Shqipërinë e Madhe” mendon për “Shqipërinë e Mirë”. Sipas tij, nëse shqiptarët jetojnë mirë, janë edhe të mëdhenj. Ai sqaron se pse nuk është turbo-patriot.

Nuk jam turbo-patriot, prandaj është mirë për të qenë praktik e jo për të folur si baballarë të kombit. Kur pyetem për “Shqipërinë e Madhe” mendoj për “Shqipërinë e Mirë”.


Nëse shqiptarët jetojnë mirë, atëherë ata janë edhe të mëdhenj.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” numri një i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, duke shtuar se nëse shqiptarët kanë qytete të pastra, shkolla të mira, aftësi për treg të punës, ky është koncepti i tij se si Shqipëria bëhet më e mirë.

Veliaj tregon se kur kishte marrë drejtimin e Tiranës kishte nisur me rregullimin e Sahatit të Qytetit, si një gjest simbolik për të treguar se nga tani e tutje kryeqendrës së Shqipërisë nuk i ngecën koha. “Nuk duhet të perëndoj dielli në Tiranë nëse Bashkia nuk e ka bërë një punë konkrete atë ditë.

Ajo punë mund të jetë mbjellja e 1000 pemëve, hapja e një kopshti të ri, mund të jenë themelet e një shkolle të re, çfarëdo tjetër, por duhet të kemi diçka konkrete para se të perëndojë dielli çdo ditë”, shprehet Veliaj.

Gjatë intervistës për “Zërin” ai ka treguar si e sheh menaxhimin e Prishtinës nga udhëheqja komunale dhe çfarë potenciali sheh tek homologu i tij kosovar, Shpend Ahmeti, për projektet e përbashkëta me komunat që udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë në pesë vende të ndryshme të Ballkanit, për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Kalo në kategori