Vendimi i Gjykatës Evropiane të Revizionit, e cila rekomandon uljen apo anulimin e shumë projekteve financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, shihet si alarm i fundit për institucionet për konsolidimin e kapaciteteve administrative, stabilitetin politik dhe financiar, që të mund të ruajnë humbjen e mëtejmë të fondeve evropiane, që vlerësohen si shumë të rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë, njofton REL.
Institucionet hezitojnë të komentojnë vendimet e tilla të BE-së, duke i minimizuar ose duke i mohuar, por në anën tjetër njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se humbja e fondeve të tilla është me fajin e drejtuesve të institucioneve.
Në vendimin e Gjykatës Evropiane të Revizorëve, që e publikojnë shumë media, thuhet se rekomandimi bëhet për shkak të konstatimit të revizorëve se në vendet e Ballkanit Perëndimor shumë pak është bërë në sferën e reformave në gjyqësor, lirinë e medieve, në parandalimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar.
“Bëhet fjalë për një raport të Gjykatës Evropiane të Revizionit, që kryesisht ka të bëjë me kapacitetet administrative të ndihmës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë.”
“Sa i përket Maqedonisë, ky rekomandim është vazhdimësi e vendimeve të dy tre muajve të fundit kur u anuluan rreth 20 projekte me një vlerë prej mbi 27 milionë euro. Mendoj se institucionet duhet të gjejnë mekanizma që të mos humben projektet, pasi kjo do të ketë pasoja për vendin meqë rrezikojmë humbjen edhe të shumë projekteve tjera nëse nuk kemi konsolidim dhe efikasitet të institucioneve për të menaxhuar si duhet që gjithë ndihmën e BE-së”, thotë Aleksandar Kolevski nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian.
Bekim Kadriu, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Tetovës, thotë se vendimi i Gjykatës Evropiane të Revizorëve, por edhe vendimet e mëparshme për ndërprerjen e ndihmave, apo projekteve në kuadër të fondeve IPA, kanë të bëjnë me mungesën e stabilitetit politik dhe paaftësinë e institucioneve për zbatimin e reformave të kërkuara.
“Kriza politike ka kohë që ekziston në Maqedoni, ajo vazhdon tani një vit e gjysmë, që e bllokon funksionimin e institucioneve. Tanimë është evidente se procesi i reformave edhe në pushtetin gjyqësor është i bllokuar, pasi institucionet nuk kanë kapacitete, pasi ato tani po përgatiten edhe për zgjedhje, por edhe një vit e gjysmë më parë, ne nuk kishin stabilitet të institucioneve, kapacitet për një jetë të rëndomtë në kushte demokratike”, thotë Kadriu.
Ai vlerëson se anulimi apo bllokimi i fondeve të BE-së bëhet edhe për shkak të keqpërdorimit të fondeve, që janë vlerësuar nga shumë raporte mbi dështimin e projekteve për realizimin e të cilëve BE-ja kishte ndarë mjete financiare, por ato ose nuk janë keqpërdorur, ose fare nuk kanë nisur të realizohen.
Kadriu thotë se këto vendime, që janë pasojë e politikave të këqija qeveritare, do të kenë pasoja edhe në raportin e radhës të progresit të Komisionit Evropian.
“Kjo ndikon që institucionet e Bashkimit Evropian të ndërmarrin masa të këtilla që mund të reflektohen jo vetëm tek pengimi i këtyre mjeteve, por mund të reflektohen edhe tek raporti i progresit, i cili jam i bindur se do të jetë shumë negativ për Maqedoni dhe faktori kryesor për këtë do të jetë kriza politike”, thotë Bekim Kadriu, profesor i së drejtës ndërkombëtare.
Se çfarë projekte mund të anulohet ende nuk dihet, por bazuar në bllokimin e deritanishëm të projekteve nga fondet IPA, ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që infrastruktura të jetë sërish në qendër të vëmendjes, pasi pikërisht në këtë sferë janë bërë keqpërdorimet më të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë