LAJMI I FUNDIT:

‘Bale në nivelin e Messit dhe Ronaldos’

‘Bale në nivelin e Messit dhe Ronaldos’

Harry Redknapp beson se Gareth Bale me nivelin e treguar shumë shpejt mund të arrijë lartësinë e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Trajneri anglez ndihet i befasuar me rritjen e performancës së uellsianit në këto vitet e fundit, pasi a po bënë çdo gjë në fushë.


“Një herë mendoja se Gareth Bale do të jetë mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, por tani ai po bën çdo gjë, jo vetëm mbrojtësin”, ka thënë Harry Redknap.

Bale flet rreth rëndësisë së La Ligas
Lexo po ashtu Bale flet rreth rëndësisë së La Ligas

“A mundet Gareth Bale të trokas në lartësinë e Ronaldos dhe Messit? Sigurisht se po”, përfundoi trajneri anglez.

Ndryshe, futbollisti uellsian që nga transferimi në Real Madrid, çdo vit e ka rritur nivelin e tij, duke shënuar dhe asistuar më shumë. /Telegrafi/