LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Selmanaj po vepron në kundërshtim me traditën; Selmanaj: Qiti krejt “sekretet”!

Gecaj: Selmanaj po vepron në kundërshtim me traditën; Selmanaj: Qiti krejt “sekretet”!

Bajram Gecaj – këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa – në një status në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj.

Reagimi vjen pas një deklarate të Selmanajt, për takimin e Isa Mustafës me kryetarët e komunave të Dukagjinit e që, sipas tij, kryetari i Pejës ka thënë se ka presion edhe brenda familjes se demarkacioni sipas versionit të Qeverisë është gabim,

“SELMANAJ DHE KODI I TAKIMEVE TË MBYLLURA

Kryetari i Komunës ku unë kam lindur, Rasim Selmanaj, nuk paska arrit ta mbajë veten gjatë një interviste të dhënë mbrëmë për një medie.

Selmanaj, i cili nuk njihet si burrë që “banë fjalë”, qenka përpjekur t’i fuqizojë qëndrimet e tij, duke cituar fjalët që i paska dëgjuar nga një takim ku ishin prezentë edhe kryeministri dhe tre kryetarë të tjerë komunash.

Sa për informim, për hir të Selmanajt dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë, Qeveria ka qenë tejet e kujdesshme në komunikatën e lëshuar nga ky takim, në mënyrë që të mos ketë mundësi për keqinterpretime.

Por, përkundër kësaj, Selmanaj i paska (keq) interpretuar fjalët e kryetarit të Pejës, aq më shumë kur ato kanë të bëjnë me familjarë.

Me thënë të drejtën u çudita, sepse Selmanaj ka aq përvojë sa ta dijë që ka vepruar në kundërshtim me traditën dhe praktikat e mira kombëtare e ndërkombëtare nga takime të tilla.

Sidoqoftë, ne nuk e kemi ndërmend të tregojmë se çfarë tha Selmanaj në këtë takim!” (sic.), ka shkruar Gecaj.

Ndaj kësaj, ka reaguar Selmanaj.

“DY FJALË PËR BAJRAM GECIN

Me gjithë respektin që kam për ju dhe familjen Geci e cila ka kontribuar ndër breza për çështjen kombëtare, deshiroj të them se asgjë se kam keqpërdor takimin siç e quani ju të ” mbyllur” sepse takimi ishte i hapur dhe konstruktiv.

E para ju skeni qen fare në takim, e dyta kam qen i kujdesshem në dekleratat e mia por mvaret kush si don me i kuptu dhe perdor për konsum ditor, e treta edhe ne takim por edhe në interaktiv kam qen konstruktiv dhe i gatshem me ndihmu për të ballafaqu argumentet të cilat tregojn se komisioni shtetror nuk e ka bërë punën si duhet.

Ndersa sa i perket kryetarit të Pejës kam dasht me tregu se sa e ndjeshme është çeshtje e kufirit me Malin e Zi, por duke vlersu edhe qendrimet konstruktive të kryetarit të Pejës të cilin ju deshironi ta ” mbroni”! Me shumë sinqeritet dhe dashamirësi dhe qellim të mirë e kam thënë!

Nuk isha marr me këtë shënim tuajin në fb sikur të mos ishte fjalia e fundit, citoj”Sodoqoftë ne nuk e kemi ndermend të tregojmë se çfar tha Selmanaj në këtë takim.

Po te lus qiti krejt “sekretet” dhe fjalet çka kam thënë une në takim.

Krejt në fund, edhe njëherë po i tregoj opinionit që ishte takim i hapur dhe konstruktiv dhe pa asnjë “sekret”! Qëndrimet ishin ato që i kemi pas në opinion tash e sa kohë sa po debatohet për demarkacionin!

Veq një ndryshim ishte në takim vullneti i kryeministrit për ti ballafaquar faktet dhe për të rishikuar demarkacionin në pjesët ku po kontestohet pothuajse nga të gjithë! E kam vlersuar dhe du me besu se e ka serizisht këtë qasje dhe qëndrim z. Isa Mustafa!

Poashtu do të jam i gatshem me bashkëpunu që kufiri të kthehet aty ku ishte! Kufiri te Kulla është fitore e juaja, e opozitës dhe pozitës, është fitore e Kosovës!

Prandaj pse po brengoseni për këtë qëndrim të axhës së kryetarit të Pejës, e as për të njejtin qëndrim edhe të familjarëve tuaj dhe bashkëveprimtarëve të mi! Intimisht kështu mendoni edhe ju prandaj urojmë të kthehet kufiri aty ku ishte, TE KULLA! Besoj shumë se ky do të ishte lajm i mirë edhe për ju dhe kryeministrin!” (sic.), ka shkruar Selmanaj.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

Lajme
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori