LAJMI I FUNDIT:

Lista e Kushtëzimeve: Këto ishin kushtet e deputetëve serbë, për votimin e demarkacionit

Lista e Kushtëzimeve: Këto ishin kushtet e deputetëve serbë, për votimin e demarkacionit

Kreu i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq, i ka dërguar ditë më parë deputetëve dhe anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës, një letër në të cilën u ka kërkuar që të mos marrin pjesë në procesin për zgjidhjen e problemit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas burimeve të KosovaPressit, Simiq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përmbushen disa premtime. Sipas këtij burimi, Lista Serbe kërkon shtrirje në 20 lokacione të kompanisë mobile serbe, MTS DOO, si dhe që postin e zëvendësshefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ta ketë një person nga komuniteti serb.

Sipas burimeve, këto janë kërkesat për Qeverinë e Kosovës, që ata të marrin pjesë në seanca dhe mbledhje qeveritare. Nëse Qeveria jep pëlqimin e këtyre kërkesave, atëherë ata do të japin mbështetje të plotë për votimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kosovës.


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka kërkuar që të tërheq votimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi pasi, sipas tij, Lista Serbe, ka kërkuar koncesione.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori