LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje në Këshillin e rajonit planor lindor të Maqedonisë

Mbledhje në Këshillin e rajonit planor lindor të Maqedonisë

Këshilli i rajonit planor lindor, ku bëjnë pjesë kryetarët e komunave të rajonit, sot ka diskutuar për përpunimin e planeve ideore urbanistike për më shumë vendbanime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhje është shqyrtuar edhe projekt dokumentacioni për zgjidhje ideore për ujrat atmosferik dhe për projekte komunikacioni.

Këshilli ka diskutuar edhe për udhëtimin e kryetarëve të rajonit në Kroaci dhe Austri, kurse është sjellë edhe vendim për shpalljen e një tenderi publik për zgjedhjen e një udhëheqësi të rajonit planor lindor, për katër vitet e ardhshme./Telegrafi/