LAJMI I FUNDIT:

Një sjellje jo e mirë, babës ia kërciti damarin: Veturën që ia bleu vajzës, ia shkatërroi me ekskavator! (Video)

Një sjellje jo e mirë, babës ia kërciti damarin: Veturën që ia bleu vajzës, ia shkatërroi me ekskavator! (Video)

Mike Card nga Gjeorgjia e Shteteve të Bashkuara, ia ka shkatërruar vajzës veturën, pasi e ka zënë brenda me një djalë.

Babai i zemëruar nuk është pajtuar që e bija po argëtohej në Audinë që ia kishte blerë për 13 mijë dollarë, ndaj ka vendosur të hakmerret, transmeton Telegrafi.


Me ndihmën e një ekskavatori të vogël, ai e ka shkatërruar për afro dy minuta modelin A4 të prodhuesit gjerman.

“Babai dëshiron të thotë diçka: Ai nuk është i lumtur”, ka shkruar ai në Facebook, duke treguar se çfarë ia ka shkaktuar këtë nervozë.

“I varfëri brenda meje më thotë se kam mundur ta shesë këtë veturë, por babai që jeton në mua më thotë: ky është një baba i mirë”, thuhet në një koment, për videon që po qarkullon në internet. /Telegrafi/