Policia e Kosovës, në këtë rast hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas një pune operative hetimore një vjeçare, bazuar në informatat dhe provat që kishin siguruar, më 16.08.2016 kanë realizuar një operacion policor në Prishtinë, si dhe më 22.08.2016 ka vazhduar i njëjti operacion policor në Mitrovicë-Jugu, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe identifikimin e një viktime të trafikimit me qenie njerëzore.
Katër personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz , shërbime seksuale të viktimës së trafikimit , mbajtje në pronësi kontroll të armës pa leje dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Si rezultat i punës hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimës, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ishte mbajtur nën kontroll të plotë nga të dyshuarit po ashtu shtetas të Republikës së Kosovës.
Personat e arrestuar janë: B.K. (1984), N.M. (1972), A.R. (1975), S.J. (1976).
Të dyshuarit B.K dhe N.M tashmë të arrestuar me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë, kurse i dyshuari me A.R është arrestuar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
Ndërkaq, i dyshuari S.J zyrtar i policisë, pas hetimeve të përbashkëta me Inspektoratin Policor (IPK-në) i njëjti është arrestuar nga këta të fundit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Njësitet relevante policore me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtine kanë bastisur edhe dy lokacione pronë e të dyshuarit me N.M, me qëllim të mbledhjes së evidencave të nevojshme për rastin ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: katër fishek të kalibrit 9mm, pajisje për pastrimin e armës, tri fletore me shënime në lokalin e të dyshuarit dhe një telefon mobil.
Lidhur me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.
Po ashtu për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, dhe me vendim të tij të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe