Vjeshta tashmë ka trokitur, ndaj edhe shumë prej damave të modës janë filluar të propozojnë stilet, modelet dhe ngjyrat që duhet t’i kesh patjetër këtë stinë.
Për t’i bërë gjërat më të thjeshta ende pa filluar mirë vjeshta, ja ku janë 10 trendet që nuk duhet të të mungojnë në gardërobë. Të kanë mbetur vetëm pak javë dhe… koha për t’i veshur.
Lëkura
Në cilën vjeshtë nuk ka qenë trend? Ok, në ҫdo sezon vjeshte dhe dimri, por këtë vit vjen me përmasa të mëdha, numra të mëdhenj dhe ngjyra. Lëkura të gjata, nën gju, por edhe modele djemsh do të jenë tendenca e këtij sezoni.
Nuancat rozë
Po, ajo që duhet të mendosh këtë vjeshtë është rozë (pink), me ҫdo nuancë të saj të ëmbël, deri në pastel. Fustanet, pardesytë, fundet apo edhe kombinime të tjera duhet të flasin gjithmonë me ngjyrën rozë.
Gjithmonë një shall i hollë
Nuk duhet të mungojë. Me gjithçka që do zgjedhësh të veshësh. Shalli i hollë do të jetë një tjetër trend i kësaj vjeshte – aksesori i shtuar i stilit unik.
Metalike
Metaliket kanë filluar të trokasin qysh në sezonin e kësaj pranvere, por vjeshta do të jetë shpërthimi i këtyre ngjyrave likuide. Metaliket si, e artë, argjend, e verdhë apo edhe kaltër, do të vijnë në ҫdo veshje këtë stinë.
Katrorët
Katrorët vijnë këtë sezon gjithandej: në këmisha, në fustane, në pantallona…Kudo. Të thjeshta, të pastra, por edhe kombinime ngjyrash që të japin një pamje unike.
Njëra anë duhet zbuluar
Për disa sezone tashmë, njëri sup, njëri krah, njëra shpatull duhet zbuluar. Edhe për vjeshtën do të jetë po kështu. Prerjet asimetrike do të jenë tendenca e kësaj vjeshte, e cila ka gjithmonë vend për ҫdo lloj stili.
Prekje kadife
Kur bëhet fjalë për vjeshtën, kadifja është copa më e preferuar. Jo sepse është e ngrohtë, por ky është momenti i saj. Të gjithë stilistët vijojnë të këmbëngulin edhe këtë vjeshtë te kadifja.
’Jumpstart’
Të gjithë dizajnerët e modës kanë filluar ta bëjnë të pranishëm këtë trend, këshillon revista class. Fustani mbi një bluzë, një golf apo çfarëdo të jetë është versioni më modern që të kujton shkollën këtë sezon.
Thurjet
Të gjitha fabrikat e leshit kanë punuar këtë sezon për të sjellë tekstura dhe dimensione nga më modernet për fustanet apo bluzat e vjeshtës dhe të dimrit. Modele të ndërfutura, tip thurje, janë një prej tendencave që do të jenë më IN këtë sezon të ri.
Elegante
Të qenit elegante, nuk të bën kurrë jashtë mode. Me copat e mëndafshta, luksin e ke gjithmonë të garantuar. Sipër një pallto të rëndë dhe gjithçka perfekte. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit