LAJMI I FUNDIT:

Ja sa mijëra euro ‘xhemati i Kosovës’ e ndihmon Hasanbegun

Ja sa mijëra euro ‘xhemati i Kosovës’ e ndihmon Hasanbegun

Xhemati i Kosovës rreth 145.961.91 ka mbledhur për banorët  e “Hasanbegut” të Shkupit, gjegjësisht për familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën para dy jave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në aksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës të xhumasë së 12 gushtit për ndihmë banorëve të lagjes Hasanbeg të Shkupit të cilët pësuan nga përmbytjet dhe vërshimet, nëpër xhamitë e Kosovës u grumbulluan gjithsej 145.961.91 euro, të cilat dje nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i janë transferuar Shoqatës Humanitare “Hilal” të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë.


Sot paradite një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës i prirë nga Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me një delegacion nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i prirë nga kryetari, Skënder Bruçaj qëndruan në Shkup ku u pritën nga reisi i BFI së RM, Sulejman ef. Rexhepi i cili i njoftoi delegacionet nga Shqipëria e Kosova për dëmet që ka pësuar lagjja Hasanbeg nga vërshimet dhe përmbytjet. Reisi po ashtu i njohu mysafirët edhe me masat e marra për tejkalimin e situatës dhe përpjekjet për normalizim e gjendjes atje.

Reis ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi falënderoj Myftiun Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës, kryetarin Bruçaj dhe KMSH për interesimin, përkrahjen dhe mbështetjen që kanë dhënë me rastin e fatkeqësisë në Hasanbeg.

Myftiu Tërnava e kryetari Bruçaj pasi i dorëzuan dëshminë e transfereve bankare të mjeteve financiare të grumbulluara nga dy xhematët respektive, edhe njëherë shprehen ngushëllime e dhembje për viktimat dhe dëmet e pësuara, si dhe ripërseriten gatishmërinë për solidaritet, përkrahje e mbështetje të mëtutjeshme.

Tre udhëheqësit e tri bashkësive Islame shqiptare (Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, kryetari i KMSH, Skënder Bruçaj dhe nikoqiri reis, H. Sulejman Rexhepi) në mesditë qëndruan në lagjen Hasanbeg ku nga afër panë dëmet që kanë shkaktuar përmbytje dhe vërshimet si dhe masat e marra për sanimin e gjendjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori