Impotenca prek të gjithë, por ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat
Meshkuj, mos u pikëlloni, ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat
Më shumë se dy milionë meshkuj janë impotentë, ndërkaq çdo i katërti së paku njëherë e ka përjetuar ndonjë formë të disfunksionit erektil.
Nëse nuk merresh me sport, me ndonjë rekreacion, së paku përkohësisht tendosi muskujt. Kjo është e mirë për trupin dhe penisin tënd, nëpërmjet strukturës së të cilit qarkullon gjaku, sasia e të cilit është përgjegjëse për ereksionin tënd.
Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për ereksion të shëndetshëm. Çfarëdo ushtrimi qoftë i intensitetit mesatar nxit lirimin e endorfinës, e cila ndikon pozitivisht në gjendjen e mirë shpirtërore. Gjithashtu, kjo forcon afshin tuaj seksual, sensacionin gjatë stimulimit dhe reagimin erektil, transmeton Telegrafi.
Heqja e shtresave yndyrore nga trupi do të shtojë edhe më shumë nivelin e vetëbesimit tuaj – është konfirmur që gjatësia e penisit shtohet me reduktimin e shtresave yndyrore në regjionet përreth.
Stomaku i mbushur nxit përgjumje dhe vështirëson ereksionin, prandaj duhet shmangur ushqimin e tepërt në darkë para se të shkoni në krevat.
Diabeti dhe kolesterina e rritur gjithashtu mund t’jua bëjnë “shtratin e butë”. Andaj shmanguni ushqimit të yndyrshëm dhe të fërguar, ëmbëlsirave. Pra, reduktoni në minimum.
Po qe se problemi yti me ereksionin vazhdon edhe më tej, pasi që t’u përmbahesh këtyre këshillave, kërko ndihmë tek urologu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe