Zbardhet dëshminë e vajzës përdhunuar nga i ati në mes të pyllit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Përgjegje të njësisë administrative Kastriot, në Bashkinë e Dibrës dhe u deshën 12 orë që policia të vinte në pranga autorin.
“Paradite isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallra të tjera për shtëpinë tonë”, ka nisur rrëfimin e saj 15-vjeçarja E. Përgjegji.
Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthyer drejt fshatit me furgonët e transportit.
“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai i saj.
Vajza i tha grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes, se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke e prekur në vende intime dhe se e fyente rëndë, madje dhe në prani të personave të tjerë.
Ajo thotë se tetë vjet më parë mbeti jetime, pasi nëna e saj biologjike ndërroi jetë në një aksident automobilistik. E. Përgjegji është marrë në mbrojtje që në fillim nga xhaxhai i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka treguar episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babait monstër.
Ajo i tha Policisë se duhet të merrnin rrobat që ajo kishte veshur ditën e ngjarjes, duke argumentuar se ato do të faktojnë përdhunimin e saj.
“Ne, thanë oficerë të Policisë Gjyqësore, kemi parë se vajza është dhunuar edhe fizikisht nga ky shtetas. Por, për ta faktuar në se ajo është përdhunuar, e kemi dërguar vajzën për një vizitë të specializuar gjinekologjike në Tiranë”. /Panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Sot riga shiu e shkarkime rrufesh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/sheshi-i-prishtines-380x233.jpg)
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
![Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gergr455-380x233.png)
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
![Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/dialogu-380x233.jpg)
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
![Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Milos-Vucevic-380x233.jpg)
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
![Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/enver_dugolli-380x233.jpg)
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia
![Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_11-14-380x233.jpg)
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë