Për dallim prej shumë industrive tjera, SHBA-ja është shumë prapa kur bëhet fjalë për rrjetet 3G dhe 4G. Në SHBA, mesatarja e shpejtësisë së internetit në mobil është vetëm 12Mbps.
Interneti 3G dhe 4G po bëhet çdo herë më i përdorur nga të gjitha gjeneratat nëpër çdo cep të botës. Kjo për shkak se njerëzit kanë mundësi të komunikojnë pandërprerë me internet, i cili i përcjell ata kudo që shkojnë për t’u argëtuar apo për të bërë biznes.
Shembulli më konkret për këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njerëzit kryesisht përdorin internetin wireless për të komunikuar për shkak se operatorët nuk kanë mbulueshmëri të madhe të territorit me internet në mobil, apo edhe në vendet që kanë mbulueshmëri sinjali nuk është i fortë për shkak të ngarkesës së madhe.
Pra, shpejtësia e internetit në mobil nëpër vende të ndryshme të botës, dallon nga vendi në vend, thuhet në raportin e fundit të Open Signal – Global State of Mobile.
Nuk duhet as t’ju befasojë fakti që në vendet më të zhvilluara, do të hasni në sinjal 3G e jo 4G në pjesën më të madhe të kohës. Të dhënat e fundit kanë treguar se 23 shtete të botës posedojnë 90% të sasisë së internetit mobil 3G dhe 4G.
Edhe pse të gjithë kemi dëshirë të lidhemi me rrjetin më të shpejtë deri më tani 4G/LTE, e vërteta është se kombinimi i 3G dhe 4G është logjikë e mirë dhe një rrjet i tillë mund t’u kryej shumë punë përdoruesve.
Mirëpo, përderisa mbulueshmëria nëpër vende të ndryshme të botës është relativisht e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta për shpejtësinë e këtij rrjeti. Matjet nëpër botë të shpejtësisë së rrjetit 3G dhe 4G, zakonisht nxjerrin Korenë Veriore dhe Singaporin në toplistë, me mesatare prej 41 dhe 31 Mbps, respektivisht.
Befasia e këtyre matjeve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vetëm 12 Mbps, duke u radhitur kështu në vendin e 38 në botë. Mesatarja e shpejtësisë në shtetet e Amerikës Jugore është nën 10 Mbps, ndërsa në shtetet e Evropës situata është më e mirë, ku mesatarja arrin mes 15 dhe 20 Mbps.
Shpejtësia e 3G dhe 4G ndryshon varësisht se ku gjendeni gjeografikisht.
Në Kosovë sinjali më i fortë 4G arrihet në qendrat urbane, mirëpo, edhe në pjesët rurale, arrihet shpejtësi e mirë duke u kombinuar 3G dhe 4G.
IPKO dhe Vala janë operatorët e vetëm në vend të cilët ofrojnë teknologjinë 4G.
Sipas matjeve që kanë bërë përdoruesit, shpejtësia e IPKO 4G, ka raste që arrin deri në 100 Mbps, që nënkupton se është më e lartë sesa në shumë shtete të zhvilluara nëpër botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak